Please enter at least 3 characters.

Liverpooli rivalizon Real Madridin për David Neres

2019/10/GettyImages-1146100831.jpg
301:"LONDON, ENGLAND - APRIL 30: David Neres of Ajax is tackled by Danny Rose of Tottenham Hotspur during the UEFA Champions League Semi Final first leg match between Tottenham Hotspur and Ajax at at the Tottenham Hotspur Stadium on April 30, 2019 in London, England. (Photo by Julian Finney/Getty Images)
12:"Getty Images

David Neres mund të largohet nga Ajaxi gjatë afatit kalimtar dimëror.

Sulmuesi brazilian falë paraqitjeve të mira ka zgjuar interesimin e skuadrave të mëdha evropiane.

Real Madrid është skuadra më e interesuar për shërbimet e brazilianit dhe është gati të paguajë deri në 60 milionë euro për të.

Mirëpo së fundmi garës për anësorin brazilian i është bashkuar edhe gjiganti anglez Liverpool.

David Neres. (Photo by Michael Steele/Getty Images)

Sipas raportimeve të fundit të mediave angleze, trajneri Jurgen Klopp ka kërkuar nga drejtuesit e klubit transferimin e brazilianit në janar.

The Reds pasi nuk kanë shpenzuar shumë në verë për transferime, janë të gatshëm të paguajnë shumën e kërkuar nga Ajaxi prej 60 milionë eurove për lojtarin.

Gjithsesi interesim për lojtarin kanë shfaqur edhe ekipet tjera si Napoli, PSG, Borussia Dortmund, Bayern Munich e Chelsea. /Telegrafi/