Please enter at least 3 characters.

Liverpooli po përgatitet për një transferim rekord të Alexaner Isak

Liverpooli është në kërkim të një qendërsulmuesi për stinorin e ardhshëm.

Arne Slot nuk është aspak i kënaqur me Darwin Nunez i cili pritet të largohet në verë dhe kampionët e ardhshëm të Anglisë janë gati të shpenzojnë mirë në verë.

Sulmuesi suedez i Newcastle , Alexander Isak, ka tërhequr një interes serioz te Liverpool, sipas asaj që kanë raportuar mediat e ndryshme në Ishull.

Mediumet angleze kanë raportar se 25-vjeçari shihet nga Reds si një përforcim i madh për sulmin e tyre.

Gjigantët anglezë po përgatisin një ofertë prej 135 milionë euro për transferimin e Alexander Isak.

Këtë sezon, Alexander Isak ka luajtur në 34 ndeshje në nivel klubesh, duke shënuar 24 gola dhe duke dhënë 5 asistime.

Megjithatë nënshkrimi i suedezit nuk është aspak i lehtë, duke marrë parasysh që edhe Arsenal, Chelsea dhe Barcelona e ndjekin atë. /Telegrafi/

Promo

Top 5

Nga Rubrika

Në trend Botë

Më të lexuarat