Please enter at least 3 characters.

Liverpooli nuk gabon ndaj Brightonit, i kthehet fitores në Ligën Premier

2019/01/Salah-Henderson.jpg
377:"BRIGHTON, ENGLAND - JANUARY 12: Mohamed Salah of Liverpool celebrates with team mate Jordan Henderason of Liverpool after scoring their first goal from the penalty spot during the Premier League match between Brighton & Hove Albion and Liverpool FC at American Express Community Stadium on January 12, 2019 in Brighton, United Kingdom. (Photo by Bryn Lennon/Getty Images)
12:"Getty Images

Liverpooli ka arritur ta marrë një fitore të madhe në udhëtim te Brightoni me rezultat minimal 1-0 në ndeshjen e vlefshme për javën e 22-të në Ligën Premier.

Skuadra e Jurgen Klopp ka arritur t'i kthehet fitores në kampionatin anglez, pasi javën e kaluar pësuan humbjen e parë këtë sezon nga Manchester City.

Pjesa e parë e ndeshjes foli e gjitha në të mirë të Reds, të cilët dominuan me raste dhe menaxhim të topin.

Xherdan Shaqiri në aksion gjatë pjesës së parë (Foto: Bryn Lennon/Getty Images/Guliver)

Megjithatë, edhe përkundër disa rasteve të krijuara për gol, Liverpooli nuk arriti të tund rrjetën dhe skuadrat shkuan në pushim me barazim.

Në pjesën e dytë, Liverpooli hyri furishëm duke e gjetur golin pas vetëm pesë minutave me anë të yllit Mohamed Salah.

Sulmuesi egjiptian shënoi për 0-1 nga penalltia, të cilët e nxori vetë pas një ndërhyrje nga lojtarët kundërshtar.

Festa e Salahut pas golit të shënuar (Foto: Bryn Lennon/Getty Images/Guliver)

Pas këtij goli, Reds vazhduan dominimin dhe rastet, por pa arritur t'i ndryshojnë shifrat dhe në fund u desh të kënaqen me një fitore minimale 1-0.

Pas kësaj fitore, Liverpooli ka 57 pikë në vendin e parë apo shtatë më shumë se City në të dytin, ndërsa Brightoni renditet i 13-ti me 26 pikë.

Në ndeshjen e radhës, Reds luajnë në shtëpi ndaj Crystal Palace, ndërsa Brightoni udhëton te Manchester Unitedi. /Telegrafi/

https://twitter.com/VintageSalah/status/1084120268853964800