Liverpooli në finale, Shaqiri i saktë nga pika e bardhë (Video)
26/01/2016
Mysafirët ishin më të mirë gjatë gjithë takimit, por dështonin të ishin konkret para golit.
Goli i vetëm në kohën e rregullt erdhi nga sulmuesi austriak në formë, Marko Arnautovic, i cili në minutën e 45-të u asistua nga Bojan Krkic.
Në vazhdime nuk kishte gola dhe kështu finalisti u vendos me anë të penaltive (5-6).
Ndeshja e parë kishte përfunduar me rezultat 0-1 për Reds, ndërsa në finale do të luajnë me fituesin e ndeshjes Everton-Manchester City.
Vlen të theksohet se në këtë takim Xherdan Shaqiri luajti nga minuta 78-të dhe ishte i saktë nga pika e bardhë. /Telegrafi/


