Please enter at least 3 characters.

Liverpooli konfirmon lëndimin e rëndë të Fabinhos

2019/11/Fabinho-Napoli.jpg
265:"LIVERPOOL, ENGLAND - NOVEMBER 27: Fabinho of Liverpool receives medical treatment during the UEFA Champions League group E match between Liverpool FC and SSC Napoli at Anfield on November 27, 2019 in Liverpool, United Kingdom. (Photo by Michael Steele/Getty Images)
12:"Getty Images

Liverpool ka konfirmuar që mesfushori brazilian, Fabinho, pësoi dëmtim të ligamentit të këmbës gjatë takimit në Ligën e Kampionëve me Napolin në mesjavë.

Reds luajtën baras 1-1 me Napolin në takimin e vlefshëm për grupet e Ligës së Kampionëve.

Përveç barazimit, Liverpooli mori edhe një lajm të keq, pasi Fabinho u lëndua në fillim të ndeshjes.

Mesfushori brazilian u desh të zëvendësohej pas 18 minutave lojë pasi një rrëzimi në duel me Hirving Lozanon.

"Liverpooli mund të konfirmojë që Fabinho pësoi dëmtim të ligamentit të këmbës gjatë takimit në Ligën e Kampionëve me Napolin në mesjavë".

Momenti i lëndimit të Fabinhos (Foto: Michael Regan/Getty Images/Guliver)

"Vlerësimi i mëtutjeshëm mbi dëmtimin ka zbuluar se Fabinho do të mbetet jashtë veprimit deri në Vitin e Ri".

"Braziliani do të fillojë një program rehabilitimi me ekipin mjekësor të Reds në Melwood", thuhet në njoftimin e Liverpoolit.

Sipas mediave angleze, Fabinho pritet të mungojë rreth tetë javë dhe të kthehet në janar të vitit 2020. /Telegrafi/