Liverpooli ia gaboi emrin portierit Caoimhin Kelleher në debutimin e tij në Ligën Premier
Emri i Caoimhin Kelleher ishte shkruar gabimisht në fanellën e tij në debutimin me Liverpoolin në Ligën Premier.
Pas paraqitjes së mirë në ndeshjen e Ligës së Kampionëve kundër Ajaxit në mesjavë, Jurgen Klopp i besoi portierit irlandez në ndeshjen e të dielës kundër Wolverhampton Wanderers, duke qenë se Alisson Becker ishte i lënduar.
22-vjeçari regjistroi një tjetër paraqitje të mirë duke e mbajtur portën të paprekur në ndeshjen e tij të parë në kampionatin anglez, derisa Redsat fituan me rezultat 4-0.
Mirëpo, derisa ai nuk bëri asnjë gafë në fushën e lojës në Anfield, kështu nuk kishte ndodhur me ata që ia kanë shtypur emrin në fanellë.
Mbiemrit të Kelleher i mungonte një ‘e’ në fanellë gjatë pjesës së parë dhe aty shkruante "Kellher 62". /Telegrafi/


