Please enter at least 3 characters.

Liverpooli fiton dramën ndaj Newcastle, vazhdon të shpresojë për titull

2019/05/oerigi-e1557002232979.jpg
299:"NEWCASTLE UPON TYNE, ENGLAND - MAY 04: Divock Origi of Liverpool celebrates after scoring his team's third goal during the Premier League match between Newcastle United and Liverpool FC at St. James Park on May 04, 2019 in Newcastle upon Tyne, United Kingdom. (Photo by Shaun Botterill/Getty Images)
12:"Getty Images

Liverpooli e ka fituar ndeshjen e javës së parafundit të Ligën Premier si mysafir i Newcastle United, në të cilën u shënuan pesë gola (3-2).

Pas një harkimi nga këndi të Trent Alexander-Arnold, Virgil Van Dijk kërceu më së larti për ta zhbllokuar rezultatin (13’).

Mirëpo, Christian Atsu e barazoi rezultatin (20’) pas një topi të kthyer nga goditja e Solomon Rondon.

Salomon Rondon shënoi një gol u përfshi në tjetrin (Foto: Laurence Griffiths/Getty Images/Guliver)

Një tjetër asistim të mirë nga Alexander-Arnold e shfrytëzoi Mohamed Salah për ta rikthyer epërsinë e mysafirëve.

Në vazhdim rrezikuan Sadio Manie dhe Daniel Sturridge për ta ngritur epërsinë, mirëpo Salomon Randon ua dha goditjen Redsave duke e barazuar rezultatin (54’).

Mohamed Salah u lëndua dhe e lëshoi fushën (Foto: Clive Brunskill/Getty Images/Guliver)

Në minutën e 66-të u inkuadrua në lojë mesfushori shqiptar, Xherdan Shaqiri (në vend të Georginio Wijnaldum) në përpjekje që t’i ndihmonte skuadrës për të triumfuar. Menjëherë pas u lëndua Mohamed Salah, i cili u detyrua ta lëshonte fushën.

https://www.dailymotion.com/video/x77f1uv

Një harkim të Xherdan Shaqiri nga gjuajtja e lirë e shfrytëzoi Divock Origi duke e shënuar golin e fitores (86’).

Me këtë fitore, Liverpooli është në vend të parë në tabelë me dy pikë më shumë se Manchester City që të hënën luan kundër Leicester Cityt. Ndeshja e fundit e Redsave këtë edicion është kundër Wolverhampton Wanderers. /Telegrafi/

https://www.dailymotion.com/video/x77f2wn