Please enter at least 3 characters.

Lirimi i Haradinajt, festa e qytetarëve duke u futur me veturë përmes shesheve të Prishtinës (Video)

2017/04/fotografia-qytetaret-e1493284458391.jpg

Gjykata në Colmar të Francës ka vendosur për lirimin e liderit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, ish-kryeministrit, Ramush Hardinaj.

Siç ka thënë edhe vetë Haradinaj, ai pritet të kthehet sot në Kosovë.

Ndërkohë, qytetarët festën e tyre e kanë shprehur në mënyra të ndryshme - disa përmes postimeve në Facebook, e madje disa duke u futur me veturë në mes të sheshit të Prishtinës.

Ish-kryeministri Haradinaj po akuzohej nga Serbia për krime lufte gjatë vitit 1998 dhe 1999.

Haradinaj është mbajtur në Francë me fletarrest të Serbisë që nga muaji janar i këtij viti. /Telegrafi/