Please enter at least 3 characters.

Lippi: Ky është viti kur Juve do ta fitojë tripletën

2017/04/MarcelloLippi.jpg
274:"NANNING, CHINA - JANUARY 10: Head coach Marcello Lippi of China looks on during the 2017 Gree China Cup International Football Championship match between Iceland and China at Guangxi Sports Center on January 10, 2017 in Nanning, China. (Photo by Lintao Zhang/Getty Images)
12:"Lintao Zhang

Marcello Lippi beson se Juventusi është skuadra më e mirë në Evropë, derisa Barcelona ka vetëm një sulm të mirë dhe asgjë më shumë.

Bianconerët janë në Kataluni për ta zhvilluar ndeshjen kthyese çerekfinale të Ligës së Kampionëve, ndërsa do ta fillojnë takimin me rezultat 3-0 nga përballja e parë.

Pikërisht me strategun italian, Zonja e Vjetër e ka fituar Ligën e Kampionëve për herë të fundit (1996) dhe ai beson se mund t’ia dalin këtë edicion.

“Juve di mirë si t ‘i bëjë gjërat që i bën dhe i bën më mirë se kushdo tjetër. Barcelona ka një sulm shumë të mirë dhe asgjë tjetër, Juve luan si një njësi”.

“Ata mbrohen në perfeksion, janë kompaktë, kujdesen në çdo fazë me përvojë dhe sulmojnë me cilësinë që nuk e kanë pasur më herët. Të mos harrojmë se kanë një portier fantastik”.

“Ky mund të jetë viti që, sipas meje, Juve mund të fitojë gjithçka: Scudetton, Ligën e Kampionëve dhe Kupën e Italisë”, ka deklaruar Lippi për El Pais. /Telegrafi/