Please enter at least 3 characters.

Likaj: Emocion i veçantë të shohësh të nxënësit përsëri në bankat shkollore

2020/09/119582283_145174147261559_2726501033910195450_o.jpg

Ministri i Arsimit, Ramë Likaj ka uruar nxënësit dhe mësimdhënësit për fillimin e vitit të ri shkollor.

Likaj ka thënë se është emocion i veçantë të shohësh më të vegjëlit tanë të ulur përsëri në bankat shkollore

“Ministria e Arsimit, bashkë me institucionet e tjera relevante, do të jetë gjithmonë afër institucioneve shkollore për ta menaxhuar sa më mirë procesin mësimor, por bashkëpunimi i të gjithë
akterëve të përfshirë në shkollë, është i një rëndësie të veçantë”, ka shkruar Likaj në Facebook.

Postimi i plotë:Emocion i veçantë të shohësh më të vegjëlit tanë të ulur përsëri në bankat shkollore!Gjatë vizitës që i bëra sot në mëngjes shkollës “Iliria” dhe Shkollës së Gjelbër në Prishtinë, pashë se shkollat janë përgatitur sipas udhëzimeve për të filluar procesin mësimor në kushte pandemie, ndërsa nxënësit u shprehën të lumtur që janë takuar me shokët, shoqet e mësuesit.Ministria e Arsimit, bashkë me institucionet e tjera relevante, do të jetë gjithmonë afër institucioneve shkollore për ta menaxhuar sa më mirë procesin mësimor, por bashkëpunimi i të gjithë akterëve të përfshirë në shkollë, është i një rëndësie të veçantë.Maska, distanca dhe higjiena, janë tri rregullat themelore që na ndihmojnë të mbajmë hapur shkollat dhe fëmijët tanë të arsimohen dhe edukohen në shkollë!Urime viti i ri shkollor 2020/2021!Shëndet e suksese! /Telegrafi/