Liga Pit Power: Shqiponja, kampione në Ligën e Dytë
SUPERLIGA
Restaurant Arxhendi dhe Pit Power Negenet vazhdojnë të mbajnë hapur edhe me tutje titullin kampion në Superligë. Restaurant Arxhendi fitoi me rezultat zyrtar pasi që skuadra e Colo Colo nuk udhëtoi fare në këtë takim, ndërsa Negenet u desh të djersitej shumë që të arrinte të merrte pikët e plota pas një ndeshje me shumë polemika. Dental ishte shumë i motivuar në këtë takim, beri paraqitje shumë të mirë dhe arriti të rezistojë deri në çastet e fundit të takimit, mirëpo krejt në fund pësoi dy gola të shpejtë që i kushtuan me humbje.
Në derbin tjetër, Komogllava realizoi fitore duke mundur Maestron 5-2 dhe njëkohësisht duke ia humbur edhe pozitën e katërt në tabelë kësaj skuadre, pozitë kjo që tani e rrëmben Swiss Plus pas fitores me rezultat zyrtar ndaj Classic, ndërsa me fitore vazhduan edhe Elektring dhe Kino Bar të cilat mposhten Lacin, respektivisht Yjet. Fitoreve këtë xhiro iu rikthye edhe Victoria & Orchide duke mposhtur skuadrën e Guackes 2-8 në një sfidë të dominuar nga Victoria, ndërsa Termo Luli ishte i pagabueshëm ndaj Sao Paulos. Kosharja vazhdon të mbajë gjalël shpresat për mbijetesë duke arkëtuar tri pikë në një ndeshje direkte ndaj Ghost, ndërsa Termo befasoi Eskavatorin duke e mposhtur me rezultat 5-4.
Me poshtë i gjeni rezultatet, tabelën , golashënuesit më të mirë dhe më të dalluarit e kësaj jave në Superligë.
LIGA E DYTË
Shqiponja tani edhe zyrtarisht është kampione në kategorinë e dytë të Pit Power Liga Total, pasi ka mposhtur 5-3 ZyNen në një ndeshje shumë të bukur. Shqiponja krijoi epërsi të trefishtë qysh në pjesë të parë duke mos diskutuar çështjen e fituesit. Ishte ky një sezon fantastik për skuadrën e Arber Behlulit e cila në 17 ndeshje realizoi 16 fitore dhe barazoi vetëm njëherë.
Një duel shumë i bukur dhe spektakolar u zhvillua ndërmjet Nderimit dhe Balaj, i cili përfundoi me fitore të lartë të Balajve prej 5-1. Kjo fitore ishte një dëshmi për formën e mirë që skuadra e Albin Sadikut po kalon, ndërsa Nderimit i duhet edhe një pikë që të sigurojë edhe matematikisht pozitën e dytë, që dërgon direkt në Superligë. Fitore të rëndësishme shënuan edhe të Iriqi ndaj Terrnit, Sprint ndaj Kombëtares A dhe Vetëvendosja ndaj Labinotit, të cilat me këto fitore vazhdojnë betejën për pozitat që dërgojnë në play-off, së bashku me Lloshkobaren dhe Balaj. FC Orex shkatërroi Army-në duke ja shkaktuar një nga humbjet më të thella, 15-4, ndërsa veçohen golat e Perparim Mulakut (3), Shkelzen Sadirut(5) dhe Xhelal Sejdiut(4), teksa fitore me rezultat të thellë shënoi edhe Elektroinn e cila mposhti Pelisterken 13-3. Në këtë takim Florent Hamza realizoi katër gola. Rrugën e fitores më në fund e ka gjetur edhe FC Gama e cila mposhti me rezultat 4-0 Termo Luzhen. Union – Stargraf ishte ndeshja e vetme që përfundoi me rezultat të barabartë pa gola.
Me poshtë i gjeni rezultatet, tabelën , golashënuesit më të mirë dhe më të dalluarit e kësaj jave në Ligën e Dytë.
LIGA E TRETË
Në ndeshjet e Ligës së Tretë, Festa e pagabueshme vazhdon marshin drejt titullit, ndërsa Unioni SHPK duket si skuadra e cila mund t’i bëjë presion deri në xhirot e fundit. Festa fitoi 3-1 ndaj FL ET GROUP, ndërsa Unioni SHPK e shkatërroi Komunën me rezultat 14-3. Fitore të thellë realizoi edhe Capllani ndaj Termo Roshes, ndërsa një ndeshje mjaftë e tensionuar ishte ajo mes Fabefas dhe Nikadinit e cila përfundoi me rezultat 5-2, ku gjyqtari u detyrua të nxirrte edhe kartonët e kuq.
Surqina më në fund është rikthyer tek fitoret pasi ka mposhtur Galaxyn në një nga sfidat më të bukura të javës në këtë kategori, ndërkaq fitore po aq të rëndësishme mori edhe Momo Bar që e pati të lehtë sfidën ndaj Elektroplast.
Fitore me shumë mund por te vlefshme realizuan Shkëndija dhe Ferplast duke mposhtur Ben Com, respektivisht Big Eagle, ndërsa fitore paksa me fat mori Vikings ndaj Rinisë me rezultat të ngushtë 2-1. Ndeshja derbi mes Pleshines dhe Elites përfundoi me fitoren e skuadrës së Bekim Selimit. Ndeshja u karakterizua me disa moment tensioni dhe kontestuese, ndërsa nuk munguan as kartonët nga gjyqtarët. Pleshina arriti të tregohej më e saktë në rastet e krijuara, ndërsa portieri i tyre, Hekuran Bytyqi, ishte me meritori për këtë fitore të madhe. Në fund të takimit Pleshina e mposhti Elitën me rezultat 4-3.
Me poshtë i gjeni rezultatet, tabelën , golashënuesit më të mirë dhe më të dalluarit e kësaj jave në Ligën e Tretë.


