Liga Pavarsia: FC Urbano fiton derbin
Fitoren më të thellë në javën e 20-të e ka shënuar FC Fida Com me rezultat 12:1, ndërsa humbjen më të thellë e ka pësuar FC Napoli 1:12.
FC Urbano 5:1 FC Kabashi Petrol
Skuadra e FC Urbano e udhëhequr nga Xhabir Jerliu dhe Shpëtim Gervalla ka arritur edhe një fitore në derbin e radhës, duke mposhtur liderin FC Kabashi Petrol me rezultat mjaftë të thellë 5:1. Ishte FC Kabashi Petrol që kaloi në epërsi përmes Egzon Gojnovcit, i cili pranoi një asist mjaft të bukur nga Agron Sinani. Ndërsa, golin e parë për FC Urbanon e shënoi Amir Mehmeti, e Xhabir Jerliu shënoi plot tre herë në këtë takim, teksa Shpëtim Gervalla shënoi për rezultatin përfundimtar 5-1.
FC Dallas 3:3 FC Akllapi
Kjo ishte një ndeshje mjaft dramatike, ku fillimisht FC Akllapi kaloi në epërsi përmes Eragon Gashit, ndërsa rezultatin 1-1 e barazoi Adonis Keqekolla me një gjuajtje precize nga mesi i fushës. Përsëri FC Akllapi kaloi në epërsi përmes Qazim Gashit, ndërsa rezultati në 2-2 u barazua nga Sami Korqa. Ishte përsëri Sami Korqa ai që shënoi golin për 3-2 në të mirë të FC Dallas, ndërsa kur të gjithë pritnin që FC Dallas ta fitojë edhe ndeshjen e radhës, ishte aksioni i fundit i FC Akllapit ku Ramadan Gashi shënoi dhe ndeshja u mbyll me rezultat të barabartë 3-3.
FC Fresh 8-5 FC Prugoci
FC Fresh Style pas transferimeve që bëri në këtë mini-afat kalimtar arriti fitoren e parë këtë sezon pranveror duke mposhtur FC Prugocin me rezultat 8-5. Dy transferimet e reja të Freshit, Bujar Idrizi dhe Fiton Hajdari u treguan shumë të suksesshëm, dhe ishin pikërisht golat e tyre që e vendosën këtë takim.
Rezultatet dhe tabela pas xhiros së 20-të:
Top shënuesit pas xhiros së 20-të:
Top asistuesit pas xhiros së 20-të:


