Liga Pavarsia: FC Fresh fiton derbin ndaj FC Rinorit
Derbi i javës së tetë i takoi FC Fresh që e mposhti FC Rinorin 3:1, duke ia shkaktuar humbjen e dytë këtë sezon, përderisa ne derbin e dytë te kësaj xhiro në mes të Q.S Prishtina dhe FC Fida Com nuk kishte fitues pasi që skuadrat i ndan pikët pas një barazimi 4-4, ndërsa FC Restaurant Edi siguron pikët e para në këtë sezon duke mposhtur FC Dallas me rezultat 9:4.
Fitoren më të thellë në javën e tetë e ka shënuar FC Yjet me rezultat 13:6, ndërsa humbjen më të thellë e ka pësuar FC Kabashi Petrol 6:13
FC Fresh 3:1 FC Rinori
FC Fresh e kontrolloi ndeshjen që nga fillimi, ndërsa ishte Egzon Krasniqi ai që hapi serinë e golave pas një harkimi preciz nga Avni Ibrahimi. FC Fresh e ngritën epërsinë pas një asistimi tjetër te Besnik Selmanit ku Fisnik Lakna u harrua nga lojtaret kundërshtar për të shënuar golin e radhës. FC Rinori u rikthyen në lojë me golin e Durim Krasniqi që erdhi nga asistimi preciz i Valon Hasani, mirëpo Avni Ibrahimi e ngriti përsëri epërsinë me golin e tij, i cili mjaft mirë u lirua nga mbrojtësi më i mirë në skuadrën e FC Rinori, Arben Demolli.
Q.S Prishtina 4:4 FC Fida Com
Ishte një ndeshje mjaft dramatike ku rezultati u barazua 4 herë mbrenda ndeshjes . FC Fida Com e nisi mjaftë mirë takimin duke shënuar gol permes Bujar Sadiku 0-1 , Rezultatin 1-1 e barazoj Kujtim Ferati , ndërsa Q.S Prishtina kalon në epërsi pas një goli te shënuar nga Visar Sahiti 2-1 , për barazimin e radhës u kujdes Nexh Canolli që shenoi për 2-2 dhe tani ishte radha e FC Fida Com të kalojë në epërsi me golin ë e shenoi Bujar Sadiku 2-3. Visar Sahiti shënoi dhe dy gola te shpejt, fillimisht duke barazuar rezultatin 3-3 dhe më vonë duke kaluar ekipin e tij në epërsi 4-3, për rezultatin përfundimtar 4-4 shënoi përsëri Bujar Sadiku .
FC Dallas 4-9 FC Restaurant Edi
FC Restaurant Edi arriten fitoren e parë kët sezonë duke mposhtur FC Dallas me nje rezultat mjaft bindës
Gollashenues FC Dallas : Amir Marovci (2) Nehat Kastrati (1) , Adonis Keqekolla (1)
Gollashenues FC Restaurant Edi : Blerim Jashanica (4) , Labinot Prapashtica (3) , Adhurim Bekteshi (1) Visar Baholli (1)
Rezultatet dhe tabela pas xhiros së tetë:
Top shënuesit pas xhiros së Tetë:
Top asistuesit pas xhiros së Tetë:


