Please enter at least 3 characters.

Liga e Kampionëve: Këta janë 25 lojtarët më të paguar për këtë sezon në këtë garë

2019/09/960-3.jpg

Liga e Kampionëve është kthyer në javën e kaluar dhe gara më elitare e Evropës ka nisur me befasi.

Liverpool dhe Chelsea pësuan humbje ndaj Napolit dhe Valencias, ndërsa Paris Saint-Germain mundi Real Madridin e Barcelona barazoi me Borussia Dortmundin.

Juventus dhe Atletico Madrid gjithashtu luajtën baras 2-2 .

Çdo vit, lojtarët më të mirë në botë garojnë në Ligën e Kampionëve - dhe natyrisht, shumë prej tyre kryesojnë edhe me pagat e mëdha.

Trofeu i Ligës së Kampionëve . (Photo by Hector Vivas/Getty Images)

Por kush janë lojtarët me më të paguar në garën e këtij sezoni?

Më poshtë e gjeni një listë prej 25 lojtarëve dhe pagat e tyre vjetore - bazuar në të dhënat ngaCapology.

Lista nga vendi i 25-të tek i pari

25 - Gonzalo Higuain - 12.29 milionë funte24 - Thomas Muller - 13.23 milionë funte23 - Manuel Neuer -  13.27 milionë funte22 - Robert Lewandowski - 14.1 milionë funte21 - Karim Benzema - 14.63 milionë funte20 - James Rodriguez - 14.69 milionë funte19 - Thiago Silva - 14.8 milionë funte18  - Edinson Cavani - 16.3 milionë funte17 - Luka Modric -  16.48 milionë funte16 - Kylian Mbappe - 16.49 milionë funte15 - Marcelo - 17.7 milionë funte14 - Toni Kroos - 17.7 milionë funte13 - Sergio Ramos - 17.7 milionë funte12 - Kevin de Bruyne - 18.2 milionë funte11 - Luka Jovic - 18.4 milionë funte10 - Frenkie de Jong - 18.41 milionë funte9 - Jan Oblak - 18.41 milionë funte8 - Luis Suarez - 20.71 milionë funte7 - Philippe Coutinho - 21.68 milionë funte6- Gareth Bale - 24.72 milionë funte5 - Eden Hazard - 27.7 milionë funte4 - Neymar - 32.48 milionë funte3 - Antoine Griezmann - 40.53 milionë funte2 - Cristiano Ronaldo - 50.8 milionë funte1 - Lionel Messi - 62.6 milionë funte(Pagat janë të paraqitura edhe me tatimet në pagë që paguajnë klubet)

Messi dhe Ronaldo komandojnë me pagat më të larta në këtë garë - që është më se e drejtë.

Por aty shihen edhe yje të rinj si Jovic dhe De Jong që janë lartë në listë. Real Madrid dhe Barca janë në krye me harxhime në këtë drejtim.

Megjithatë, asnjë lojtar i vetëm i skuadrës fituese të Ligës së Kampionëve nga Liverpooli nuk është ndër më të paguarit në këtë garë. /Telegrafi/