Liga Ballkanike e dënon Vllazninë
Kjo ndeshje nuk u zhvillua fare për shkak të një gabimi teknik në semaforin e 24 sekondave, ka njoftuar faqja zyrtare e BIBL-së. Edhe pse Vllaznia e ka humbur ndeshjen me rezultatin zyrtar 20:0, ekipit nga Shkodra i është dhënë pika e humbësit.
"Dënimi prej tre mijë eurosh shkon për shkak të organizimit të dobët. 1.500 euro do të paguhen menjëherë, kurse 1.500 tjera në rast se përsëritet një gjë e tillë në të ardhmen", thuhet të premten në njoftimin e BIBL-së. Po ashtu Liga Ballkanike ka bërë të ditur se shkaku i moszhvillimit të ndeshjes në Shkodrës, ka humbur edhe kontratën me kompaninë "DigitAlb/SuperSport" që është tërhequr, raporton Koha.
Skuadra e Vllaznisë këtë edicion ka debutuar në Ligën Ballkanike dhe përveç humbjes me rezultatin zyrtar nga Mornari, ka edhe një humbje nga Sigal Prishtina. Ndeshjen e radhës Vllaznia e zhvillon më 12 nëntor kundër Craiovas. /Telegrafi/


