Please enter at least 3 characters.

Lidh bijën e tij në pjesën e pasme të furgonit, policia turke arreston shoferin (Video)

2018/08/1-171.jpg

Policia turke ka arrestuar shoferin e një furgoni i cili kishte lidhur në pjesën e pasme të furgonit vajzën e tij, pjesë kjo e dedikuar për vendosjen e biçikletave, shkruan Hurriyet Daily News.

Mediat turke raportojnë se bëhet fjalë për shoferin Idriz K, që është arrestuar nga policia të cilët kishin parë videon që ka shokuar qytetarët në Turqi, transmeton Telegrafi.

Videoja është filmuar në zonën Yaulakend në qytetin Cankiri, kurse pas publikimit pamjet janë bërë virale në internet.

Shumë përdorues të rrjeteve sociale i kanë bërë thirrje autoriteteve, që t'i japin dënimin e merituar shoferit të furgonit. /Telegrafi/

Promo

Top 5

Nga Rubrika

Në trend Botë

Më të lexuarat