Please enter at least 3 characters.

LG paralajmëron webOS 2.0 për TV, e shfaq në CES 2015

2016/01/lg-paralajm-euml-ron-webos-2-0-p-euml-r-tv-e-shfaq-n-euml-ces-2015_hd.jpg

Gjenerata e ardhshme e webOS 2,0 do të sjell një ndërfaqe shumë më të thjeshtë dhe më intuitive të përdoruesit, thuhet sipas kompanisë së Koresë së Jugut.

Platforma e re televizive e LG gjithashtu do të përfshijë përmbajtjen 4k nga shërbime të tilla si Amazon Prime dhe Netflix, me kohë më të reduktuar të startimit dhe navigacion të shpejtë.

"Nga përditësimi i ri në webOS dhe plotësimi me karakteristika të reja dhe të zgjuara, përdoruesit do të përjetojnë një platformë të gjeneratës së ardhshme të televizorëve të mençur që janë më e thjeshtë, më të lehtë dhe më intuitiv se kurrë më parë," tha ekzekutivi i LG, In-Kyu Lee në një deklaratë.

LG do ta prezantojë softuerin e saj të ri bashkë me disa modele të reja dhe të shumta të televizorëve, duke përfshirë edhe modelet me 4K Ultra HD LCD që sjellin edhe teknologjinë 'Quantum Dot'. (Telegrafi)