Lewandowski zgjodhi katër lojtarët e tij të preferuar – ai befasoi të gjithë me zgjedhjen e portierit
Robert Lewandowski u largua nga Bayern Munich pas tetë vitesh dhe u transferua te Barcelona.
Ai bëri debutimin e tij për klubin e ri fundjavën e kaluar në një barazim 0-0 kundër Rayo Vallecano në “Spotify Camp Nou”.
Këto ditë, Barcelona publikoi një video në të cilën qendërsulmuesi polak zgjedh katër lojtarët e tij të preferuar sipas pozicioneve, duke zgjedhur lojtarë të pensionuar.
Portieri: Fabien BarthezMbrojtësi: Carles Puyol
Mesfushori: Bastian Schweinsteiger
Sulmuesi: Thierry Henry
Lewandowski shpjegoi se e shikonte shumë Barthezin kur ishte fëmijë sepse i pëlqente stili i tij.
Ai zgjodhi Puyol sepse ishte lider dhe drejtues në dhomën e zhveshjes dhe Schweinsteiger sepse luajti me të në Bayern Munich.
Sulmuesi i tij më i mirë është Henry, i cili ishte idhulli i tij i fëmijërisë. Ai i kishte shkuar të gjitha ndeshjet dhe golat e tij. /Telegrafi/


