Please enter at least 3 characters.

Lewandowski i “mohon” komentet e tij

2016/01/f.0926170541692_m.jpg

 Polaku kishte thënë më herët gjatë javës se ai pritet që të nënshkruajë me Bayernin në fillim të vitit 2014, por tani ai ka tërhequr këto fjalë duke thënë se ende nuk ka vendosur asgjë për të ardhmen.

“Unë isha i shokuar kur e pash videon e intervistës që u realizua të martën. Unë kam dashur të sqaroj se nuk do të nënshkruaj për askënd deri në janar”.

“Synimi i vetëm ka qenë që t’i përgjigjem pyetjes më së miri dhe kështu edhe të sqaroj të ardhmen time. Unë kam thënë më parë se nga Dortmundi do të largohem verën e ardhshme. Nuk mund të them asgjë deri në janar”, u shpreh Lewa për Bild.

Kontrata e Leëandoëskit mbaron në verën e vitit 2014 dhe polaku tërhoqi komentet pasi rregulloret e FIFA-s nuk lejojnë negociatat e lojtarit me klubin deri gjashtë muaj para skadimit të kontratës. /Telegrafi/