Please enter at least 3 characters.

Lewandowski do të operohet gjatë këtij sezoni, por do të vendosë vet për kohën

2019/11/RobertLewandi-1-e1572994027385.jpg
322:"LONDON, ENGLAND - OCTOBER 01: Robert Lewandowski of FC Bayern Munich celebrates after scoring his team's sixth goal during the UEFA Champions League group B match between Tottenham Hotspur and Bayern Muenchen at Tottenham Hotspur Stadium on October 01, 2019 in London, United Kingdom. (Photo by Julian Finney/Getty Images)
12:"Getty Images

Trajneri i përkohshëm i Bayern Munichut, Hansi Flick, ka bërë të ditur se Robert Lewandowski do t'i nënshtrohet ndërhyrjes kirurgjike në ije.

Sulmuesi polak ka qenë në formë të jashtëzakonshme këtë sezon duke i shënuar 20 gola në 16 ndeshje, mirëpo ai duhet të operohet dikur gjatë këtij sezoni.

"U befasuam kur lexuam për këtë në media. Ai ka probleme, por nuk ka dhimbje dhe është e qartë se diçka duhet të bëhet".

(Foto: Catherine Ivill/Getty Images/Guliver)

"Ai do mendojë për kohën se kur do ta bëjë. Nuk do të ishte mirë ta ndërpresim rrjedhën pozitive që po e përjeton, por do të jetë vendimi i tij dhe ne do ta respektojmë", ka deklaruar Flick.

Ndeshja e radhës e Bayernit është ajo kundër Olympiacosit të mërkurën mbrëma në Ligën e Kampionëve që do të shënojë edhe drejtimin e parë të trajnerit të përkohshëm. /Telegrafi/