Please enter at least 3 characters.

Lëvizja ''Protestoj'' paralajmëron ''verë të nxehtë'' (Facebook)

2016/04/Protestoj-1-1.jpg

Lëvizja ''Protestoj'' nuk e ka ndërmend që t'i ndalë demonstratat e tyre. Edhe sot në ora 18, do të protestohet përsëri, duke filluar nga Prokuroria Speciale Publike (PSP), transmeton Telegrafi Maqedoni.

Ata zotohen se nga protestat do të kalojnë në bllokada e okupime të përditshme, duke theksuar se nuk mund të ketë bisedime me kriminelë, dhe se kriza zgjidhet vetëm me protesta. Porositin se kjo do të jetë një ''verë e nxehtë''./Telegrafi/