Please enter at least 3 characters.

Leverkuseni kërkon më shumë, refuzon 80 milionë euro për Kai Havertz

2020/06/GettyImages-1225642194.jpg
508:"BREMEN, GERMANY - MAY 18: Kai Havertz (C) of Leverkusen scores the opening goal during the Bundesliga match between SV Werder Bremen and Bayer 04 Leverkusen at Wohninvest Weserstadion on May 18, 2020 in Bremen, Germany. The Bundesliga and Second Bundesliga is the first professional league to resume the season after the nationwide lockdown due to the ongoing Coronavirus (COVID-19) pandemic. All matches until the end of the season will be played behind closed doors. (Photo by Stuart Franklin/Getty Images)
12:"Getty Images

Kai Havertz është lojtari i momentit në Bundesliga, pasi ka shkëlqyer si para ashtu edhe pas pandemisë Covid-19.

Talenti i madh gjerman ka zgjuar interesimin e skuadrave më të mëdha evropiane, përfshirë Bayern Munich, Real Madrid, Liverpool, Chelsea, Man Utd e Barcelonës.

20-vjeçari ka zhvilluar 38 ndeshje në të gjitha garat këtë edicion me Leverkusenin, ku ka shënuar 15 gola dhe ka bërë tetë asistime.

Kai Havertz . (Photo by Ronald Wittek/Pool via Getty Images)

Leverkuseni e vlerëson shumë yllin e tyre dhe kërkon të fitojë mbi 100 milionë euro nga shitja e tij.

Real Madridi ka bërë ofertën e parë zyrtare në drejtim të ‘farmacuetikëve’, ofertë që është refuzuar menjëherë.

Los Blancos kanë ofruar 80 milionë euro për Havertz si dhe opsionin për ta lënë edhe një vit tek Leverkuseni, ofertë që është refuzuar nga klubi gjerman.

Leverkusen kanë në plan që të fitojnë mbi 100 milionë euro nga shitja e yllit të tyre dhe nuk duan të pranojnë asnjë ofertë më të vogël.

Kësisoj skuadrat tjera evropiane vazhdojnë të ëndërrojnë yllin gjerman, duhet të përgatiten të shpenzojnë shumë për transferimin e tij. /Telegrafi/