Leonard më i mirë se Westbrook, Spursat triumfojnë kundër Thundersave (Video)
Mbrëmë janë zhvilluar gjashtë ndeshje në ligën më të fortë të basketbollit në botë.
San Antonio Spurs kanë arritur një fitore të rëndësishme pas dy humbjeve të njëpasnjëshme në NBA.
Spursat triumfuan kundër Oklahoma City Thunders me rezultat 108-94 për të arritur deri te fitorja 37 në Konferencën Perëndimore, transmeton Telegrafi.
“Mamuzat” arritën deri tek fitorja edhe në saje të paraqitjes fantastike të Kawhi Leonard, i cili shënoi 36 pikë ndërsa LaMarcus Aldridge pati 25 sosh.
Në anën tjetër, Russel Westbrook regjistroi ‘double-double’ fal 27 pikëve dhe 14 topa të vjedhur. Steven Adams dhe Victor Oladipo shënuan 16 pikë, përkatësisht 15 sosh.
Pas kësaj, Spursat kanë bilanc prej 37 fitoreve dhe 11 humbjeve ndërsa Thundersat kjo ishte humbja e 21 kundrejt 28 fitoreve. /Telegrafi/
Rezultatet tjera: Washington Wizards 117-101 New York Knicks
Houston Rockets 105-83 Sacramento Kings
Portland Trailblazers 115-98 Charlotte Hornets
Los Angeles Lakers 120-116 Denver Nuggets
Toronto Raptors 108-106 New Orleans Pelicans


