Please enter at least 3 characters.

Lëndohet një punëtor në Prizren

2023/04/ra-nga-shtepia-para-nje-muaji-nderron-jete-punetori-i-ndertimtarise_5cf643b76ec6a.png

Një punëtor është lënduar ditën e premte derisa ishte duke punuar në Prizren.

Rasti ka ndodhur në rrugën "Ekrem Rexha", rreth orës 17:00.

"Raportohet se viktima mashkull kosovar i mitur, derisa ishte në vendin e punës, dyshohet se aksidentalisht ka pësuar lëndime nga makineria e punës. Njësitë relevante policore dhe inspektori i punës kanë dalë në vendin e ngjarjes. Viktima ka pranuar tretman mjekësor", thuhet në njoftimin e bërë nga Policia.

Policia shton tutje se, është konsultuar prokurori i shtetit i cili ka rekomanduar që rasti të procedohet në procedurë të rregullt. /Telegrafi/