Lëndohet Mavraj, mungon pesë muaj
Është ky një lajm shokues jo vetëm për mbrojtësin, por edhe për trajnerin e Kombëtares, Gianni De Biassi, i cili me shumë mundësi nuk do ta ketë qendëmbrojtësin në ndeshjet vendimtare të këtij edicioni ku Shqipëria luan shanset e saj për t’u kualifikuar për herë të parë në një kompeticion madhor siç është Kampionati Evropian Francë 2016.
Përveç takimit të 13 qershorit me Francën, i cili nuk do të ketë vlerë për sa i përket llogarive të pikëve në Grupin I, Shqipëria do të luajë në 4 shtator një ndeshje vendimtare me Danimarkën, pas vetëm 3 ditësh pret Portugalinë në Tiranë.
Data 8 tetor është një datë për t’u shënuar me të kuqe pasi do të jetë dita e përballjes në shtëpi me Serbinë, dhe gjithçka mbyllet me udhëtimin në Armeni për ndeshjen e 11 Tetorit.
Përtej llogarive të ftohta për Kombëtaren që rrezikon të humbasë kështu një ndër pikat kryesore të referimit në mbrojtje, lajmi i dëmtimit për Mavrajn është vërtet trishtues.
Qendërmbrojtësi është shndërruar prej kohësh në benjaminin e tifozerisë Kuq e Zi, falë edhe sakrificës së tij në ndeshjen e “Elbasan Arenas” me Armeninë ku u fut në fushë dhe shënoi duke sakrifikuar, pasi luajti pa u rikuperuar ende nga një dëmtim që nëse rëndohej rrezikonte t’i mbyllte karrierën. /Supersport/


