Please enter at least 3 characters.

Lëndimi i “fshehur” i Messit, arsyeja e dështimeve të Barcës?

2016/04/Messiaa-e1460623200786.jpg

Mediat spanjolle raportojnë se dështimet e Barcelonës së fundmi e kanë një adresë.
El Mundo Deportivo citon Cadena Copen në një raport që thotë se Messi ka problem muskulor, i cili nuk po zbulohet nga klubi katalanas.

Kjo thuhet të jetë arsyeja e madhe se pse ai nuk po shënon prej një muaji, pra nga 16 marsi.

Thuhet se Messi ka kontaktuar fizioterapeutin e tij Giuliano Poser në itali, për të shikuar rikuperimin nga problemi që po vuan.

Barca mohon kategorikisht se lojtari është i lënduar, por sipas medieve spanjolle diçka po zihet. /Telegrafi/