Lëndimi i Andre Gomes në ndeshjen Everton – Tottenham, riktheu në mendje edhe dëmtimet e tjera të shumta në Ligën Premier, që ishin të natyrës së njëjtë.
Portugezi në mesin e pjesës së dytë mori një ndërhyrje nga Heung Min Son, ku pas rrëzimit e zuri këmbën në pozitë të keqe, gjë që e shkaktoi lëndimin.
Klubi i Evertonit ka njoftuar sot se lojtari do të futet menjëherë në operim.
Fatkeqësisht, nuk ishte dëmtimi i parë i madh në historinë e Ligës Premier dhe me siguri nuk do të jetë as i fundit i këtij lloji.
Si rezultat, Givemesport ka vendosur t’i hedhim një vështrim disa nga dëmtimet më të këqija në Angli që nga viti 1992.
1. Gary Mabbutt - gati sa humbi syrin (1993)Koha e rikuperimit: Tre muaj
2. David Busst - frakturë e dyfishtë në këmbë (1996)Koha e rikuperimit: Asnjëherë nuk luajti më
3. Luc Nilis - frakturë e dyfishtë (2000)Koha e rikuperimit: Asnjëherë nuk luajti më
4. Alf-Inge Haaland - lëndim i tmerrshëm i gjurit (2001)Koha e rikuperimit: Disa ditë (teknikisht)
5. Djibril Cisse - tibia dhe fibula e thyer (2004)Koha e rikuperimit: Shtatë muaj
6. Pedro Mendes - u rrëzua dhe pësoi alivanosje (2006)Koha e rikuperimit: U lëshua nga spitali ditën tjetër
7. Petr Cech - frakturë e kafkës (2006)Koha e rikuperimit: Tre muaj
8. Eduardo - këmbë e thyer (2008)Koha e rikuperimit: Një vit
9. Aaron Ramsey - këmbë e thyer në dy vende (2010)Koha e rikuperimit: Tetë muaj
10. Hatem Ben Arfa - këmbë e thyer në dy vende (2010)Koha e rikuperimit: Tetë muaj
11. Ryan Mason - kafkë e thyer (2017)Koha e rikuperimit: Asnjëherë nuk luajti më
/Telegrafi/