Please enter at least 3 characters.

Lëndim i rëndë trupor, shkon ta gdhend sëpatën, sulmohet fizikisht

2020/07/Policia-e-Kosoves-foto-Ridvan-Slivova-02-780x439-1-1200x630-1.jpg

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se derisa një person kishte shkuar për ta gdhendur një sopat, i dyshuari mashkull kosovar dhe pasi që palët ishin fjalosur ndërmjet vete, kishte sulmuar fizikisht viktimën duke i shkaktuar lëndime të rënda trupore.

Rasti ka ndodhur në rrugën “Zahir Pajaziti” në Prizren, të martën rreth orës 11:30.

Pas marrjes së tretmanit mjekësor viktima është liruar për shtëpi, ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje. /Telegrafi/