Please enter at least 3 characters.

Lëndim i rëndë trupor, një person nga Shtimja dërgohet për tretman në QKUK – Policia heton rastin

2024/08/konference-Policia-e-Kosoves-pajisjet-te-reja-Patrulla-Intelegjente-foto-Ridvan-Slivova-9.jpg

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se një person pa vetëdije është dërguar për trajtim në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Shtime dhe i njëjti më pas është transferuar në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare.

Rasti ka ndodhur të enjten në Shtime, në ora 10:00.

“Është raportuar se viktima mashkull kosovar është dërguar në QKMF pa vetëdije dhe i njëjti është transferuar në QKUK ku dhe është duke u trajtuar”, thuhet në raport.

Rasti i është nënshtruar procedurave përkatëse hetimore. /Telegrafi/