Please enter at least 3 characters.

Legjenda e WWE-së, Hulk Hogan, thuhet se ndodhet në shtratin e vdekjes

Të mërkurën, filluan të qarkullonin thashetheme se legjenda e WWE-së, Hulk Hogan (emri i vërtetë Terry Gene Bollea) ishte në spital dhe dergjej në shtratin e vdekjes, pasi një prezantues radioje pretendoi se ai kishte disa informacione.

"Nuk është mirë", deklaroi prezantuesi i emisionit "Love Sponge" të radios Bubba, për gjendjen e Hogan. "Mora disa informacione mjaft të besueshme se po bëhen telefonata me anëtarë të ndryshëm të familjes për të shkuar në qytet për t'ju thënë lamtumirën".

Bubba pretendoi se burimet e tij i thanë se Hogan "mund të mos ia dalë".

Us Weekly kontaktoi gjithashtu me një person të brendshëm në rrethin e Hogan më 18 qershor, i cili pohoi se Hogan po shërohej nga një operacion në zemër: "Hulk iu nënshtrua një operacioni mjaft serioz në zemër disa javë më parë dhe po shkonte mirë më pas".

Raportet kontradiktore me shumë gjasa i përkeqësojnë shqetësimet e fansave, të cilat ishin shtuar edhe më shumë pasi Hogan u shfaq në “Fox and Friends” muajin e kaluar. Tifozët pretenduan se ylli i “Hogan Knows Best” nuk dukej si vetvetja.

“A besoni dikush se ky është Hulk Hogan?”, shkroi një person nëpërmjet X së bashku me dy foto të tij, në të cilat dukej se ai kishte lyer pjesë të mjekrës me blu. Për Parade, një fans komentoi: “Ai duket i sëmurë”. Ndërkohë, një tjetër tha: “Ai duket si i vdekur.”

I njohur për fizikun e tij masiv dhe veshjet shumëngjyrëshe, Hogan konsiderohet si një nga mundësit më të mirë të të gjitha kohërave. Një kampion bote 12 herë, kulmi i Hogan ishte në vitet '80. Përveç mundjes, ai ka luajtur në filma si "Rocky III" dhe "Mr. Nanny", si dhe në shfaqjen e tij televizive "Hogan Knows Best". /Telegrafi/