Please enter at least 3 characters.

Ledri shpërndan fotografi nga plazhi në Dubai: Duke i pirë problemet

2021/04/Ledrifk.jpg

Ledri Vula është në mesin e yjeve të shumta nga Kosova që kanë udhëtuar drejt Emirateve të Bashkuara Arabe për pushime.

Atje e ka shoqëruar partnerja e tij, Sara Hoxha dhe vajza e çiftit, Poem Blu, që lindi në dhjetor të vitit të kaluar.

Reperi i popullarizuar dhe Sara kohë pas kohe kanë shpërndarë fotografi nga Dubai duke marrë pëlqime të shumta nga fansat e tyre.

(Foto: Instagram/ledrivula)

Kësaj radhe, Ledri ka shpërndarë imazhe nga plazhi Jumeirah, ndërsa autore e fotografive padyshim që ka qenë partnerja e tij.

“Duke i pirë problemet”, është përshkrimi i njërës prej fotografive të publikuara në Instagram. /Telegrafi/

(Foto: Instagram/ledrivula)