Please enter at least 3 characters.

Ledion Liço përmend Kiara Titon dhe Beatrix Ramosajn gjatë spektaklit të Big Brother

2024/03/collage-3-2-scaled.jpg

Në një diskutim me Romeo Veshajn, Ledion Liço iu përgjigj pyetjes së banorit "si do shkoja unë në finale me lidhjen time me Heidin?", duke thënë "siç shkoi fituesi i vjetshëm (Luiz Ejlli) dhe finalisti i edicionit të parë, (Donald Veshaj)".

Më pas, moderatori i programit komentoi lojën e Heidit duke e krahasuar me Beatrix Ramosajn dhe Kiara Titon.

"Vetëm se ndryshe nga ato, Heidi ka më shumë argumenta", tha ai.

Foto: Screenshot/YouTube

Më pas, Liço sqaroi se nuk ka asnjë problem me Kiarën dhe Beatrix dhe se komenti i tij lidhet me lojën e tyre në Big Brother.

"Në rastin e Kiarës dhe Beatrix, ato të dyja bënin lojën e Luizit dhe Donaldit. Kurse Heidi bën lojën e saj. Ka raste kur e merr vetë timonin dhe i fut edhe të dytin".

Ledioni më pas bëri një përshëndetje për to duke i thënë se i do shumë. /Telegrafi/