Please enter at least 3 characters.

LDK pret edhe votat partive në pushtet për rrëzimin e Qeverisë

2019/01/Besian-Mustafa-zedhenes-i-LDK-se-foto-Ridvan-Slivova-3.jpg
14:"Ridvan Slivova

Zëdhënësi i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Besian Mustafa, pret që një pjesë e pozitës do të votojë për rrëzimin e Qeverisë aktuale.

Mustafa, përmes një statusi në Facebook, ka thënë se shteti i Kosovës po rrezikohet nga shkatërrimi dhe izolimi ndërkombëtar si rezultat i papërgjegjësisë së koalicionit qeverisës.

Postimi i plotë i Mustafës:"Ne presim që edhe vetë pjesa e partive në pushtet, që nuk dëshiron shkatërrimin e shtetit dhe izolimin ndërkombëtar të Kosovës, të na bashkëngjitet në ruajtjen e shtetit tonë nga rreziqet e shumta që po i kanosen nga ky koalicion qeverisës i papërgjegjshëm.LDK, gjithnjë këto tri dekada që nga themelimi, ka vepruar dhe do të veprojë në mbrojtje të interesave shtetërore demokratike të Republikës së Kosovës", ka shkruar Mustafa. /Telegrafi/