Please enter at least 3 characters.

LDK premton se pjesë e listës për deputetë do të jenë kandidatë që nuk kanë probleme me ligjin

2019/09/69660219_351255855829994_2624669946403094528_n-1.jpg
14:"Ridvan Slivova

​Pas mbledhjes së Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së, zëdhënësi i kësaj partie Besian Mustafa theksoi se ende nuk është finalizuar lista me 110 kandidatë për deputetë, meqë sipas tij, ka afat edhe nesër për dorëzimin e listës në KQZ.

Ai siguroi se të gjithë kandidatët do të kenë të kaluar të pastër ligjore, por që nuk deshi të flasë me emra.

Kjo parti në mëngjesin e sotëm ka mbajtur edhe mbledhjen e kryesisë lidhur me listën e kandidatëve për deputetë për zgjedhjet që do të mbahen më 6 tetor./kp/