Please enter at least 3 characters.

LDK e dërgon kandidaturën e Vjosa Osmanit në Këshillin e Përgjithshëm

2019/08/69299657_2253065698338027_2841001745386045440_n.jpg

Propozimi unanim i kryesisë së LDK-së, që Vjosa Osmani të jetë kandidate për kryeministre e kësaj partie pritet të marrë bekimin edhe të Këshillit të Përgjithshëm.

Kryesia ka vetëm të drejtën e propozimit, ndërsa është Këshilli i Përgjithshëm ai që do të vendosë.

Megjithatë, nuk pritet që të ketë ndonjë surprizë dhe Këshilli i Përgjithshëm të miratojë këtë propozim.

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, ka ftuar mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm sot në ora 11:00 që do të mbahet në selinë qendrore të partisë. /kp/