Please enter at least 3 characters.

LDK anulon tubimin në Drenas në nderim të viktimave që humbën jetën në aksident

2017/05/Konference-e-Isa-Mustafa-dhe-Sigmar-Gabriel-foto-Ridvan-Slivova-4.jpg
14:"Ridvan Slivova

Lidhja Demokratike e Kosovës ka anuluar tubimin e fushatës zgjedhore në Drenas, në shenjë të respektit për të rinjtë që humbën jetën mbrëmë në aksidentin në Komoran.

Kështu njoftoi kryetari i LDK-së, Isa Mustafa.

“Sot LDK nuk e mban tubimin e fushatës zgjedhore në Drenas, në shenjë të respektit dhe dhembjes për të rinjtë që tragjikisht humbën jetën mbrëmë në fatkeqësinë e komunikacionit në Komaran. Familjeve të viktimave dhe qytetarëve të Drenasit ju shprehim ngushëllimet më të thella!”, ka shkruar Mustafa në Facebook. /Telegrafi/