Lazio përfshihet në garë për Llorenten
262:"MADRID, SPAIN - JUNE 01: Fernando Llorente of Tottenham Hotspur waves to the crowd before the UEFA Champions League Final between Tottenham Hotspur and Liverpool at Estadio Wanda Metropolitano on June 01, 2019 in Madrid, Spain. (Photo by Clive Rose/Getty Images)
12:"Getty Images
31/07/2019
Lazio është duke e rivalizuar Fiorentinan për shërbimet e ish-sulmuesit të Juventusit, Fernando Llorente.
Sulmuesit spanjoll i ka skaduar kontrata me Tottenham Hotspur dhe ishte raportuar se ishte pranë kalimit te Viola si lojtar i lirë.
Megjithatë, Il Messaggero bën të ditur se Bianconcelestët janë përfshirë në garë dhe tashmë kanë kontaktuar me përfaqësuesit e 34-vjeçarit.
Llorente mund ta zë vendin e Felipe Caicedos, i cili është në vitin e fundit të kontratës së tij dhe mund të largohet, përkundër se klubi i ka ofruar rinovim.
Si një sulmues me përvojë, veterani mund t'i shërbejë fazës ofensive të Lazios duke i sjellë njëherësh edhe eksperiencën e tij. /Telegrafi/


