Please enter at least 3 characters.

Lazio i do 50 milionë euro për dy lojtarët e kërkuar nga Juve

2017/08/keita-balde-de-vrij-chievo-lazio-serie-a_17lyracbhrp2f1l3xeeyngsf1u.jpg

Lazio i ka vendosur çmimin prej 50 milionë euro Juventusit, për dy lojtarët Keita Balde Diao dhe Stefan de Vrij.

Sipas Sport Mediaset, takimi i radhës mes Lazios dhe Juves është vendosur të bëhet në 48 orët e ardhshme.

Mësohet se lazianët kërkojnë 30 milionë euro për Keitan dhe 20 milionë euro për De Vrijn.

Të dy lojtarët mbesin pa kontratë në sezonin e ardhshëm.

Lazio e mposhti të dielën në mbrëmje Juventusin  me rezultat 3-2. /Telegrafi/