Please enter at least 3 characters.

Lauren Sanchez ndryshon emrin e llogarisë në Instagram pas martesës me Jeff Bezos – shton mbiemrin e miliarderit

Lauren Sánchez tani edhe zyrtarisht mban mbiemrin Bezos.

Ish-gazetarja dhe miliarderi Jeff Bezos kurorëzuan dashurinë e tyre të premten, në një ceremoni elegante dhe romantike në zemër të Venecias.

Menjëherë pas dasmës, Lauren ndryshoi edhe emrin në llogarinë e saj në Instagram, duke shtuar mbiemrin e bashkëshortit dhe u prezantua publikisht si Lauren Sánchez Bezos.

Ceremonia luksoze në Itali, e mbushur me të ftuar të famshëm dhe momente magjike, ka tërhequr vëmendjen e mediave ndërkombëtare dhe është cilësuar si një ndër ngjarjet më të komentuara të vitit.

Sipas burimeve të Page Six, çifti kishte kryer më herët edhe ceremoninë ligjore të martesës në Shtetet e Bashkuara, pas nënshkrimit të një marrëveshjeje paramartesore me vlerë shumë milionë dollarëshe — duke siguruar që çdo detaj i bashkimit të tyre të ishte i menduar me kujdes. /Telegrafi/