Please enter at least 3 characters.

Laura Fazliu fiton medaljen e bronztë në Evropianin U18 të xhudos (Foto)

2017/07/xhudo.jpg

Kosova ka marr edhe një medalje në garat e nivele të larta, pasi xhudistja Laura Fazliu është stolisur me medaljen e bronztë në Kampionatin Evropian nën 18 vjeç.

Xhudistët kosovar po ecin mirë në garat evropiane dhe botërore në sportin e xhudos, duke i sjell vazhdimisht medalje vendit tonë.

Medalja e fundit për Kosovën ka ardhur sot (e shtunë), në Kampionatin Evropian U18.

Është xhudistja Laura Fazliu, e cila ka fituar medaljen e bronztë në këtë kampionat.

Njoftimin për këtë medalja e ka bërë vet trajneri Driton Kuka, i cili me anë të një postimi në Facebook ka bërë me dije se xhudistja Fazliu në këtë kampionati bëri pesë fitore dhe një humbje në kategorinë 63 Kg. /Telegrafi/