Please enter at least 3 characters.

Largohet nga puna një zyrtar korrektues në Dubravë, dyshohet për ryshfet

2022/08/Burgu-i-Dubraves-foto-ridvan-slivova-8.jpg
14:"Ridvan Slivova

Shërbimi Korrektues i Kosovës njoftoi të enjten se ka larguar nga puna zyrtarin me inicialet Sh.G, Mbikëqyrës në Qendrën Korrektuese të Dubravës.

Sipas njoftimit, i njëjti gjatë kryerjes se detyrës ka kryer veprën penale keqpërdorim të pozitës zyrtare dhe marrje të ryshfetit.

Tutje, SHKK-ja bëri të ditur se vendimi për largim nga puna është marrë nga Komisioni Disiplinor.

“Shërbimi Korrektues i Kosovës mbetet i përkushtuar në luftimin e këtyre dukurive negative dhe  do të ndërmerr të gjitha veprimet ligjore ndaj secilit individ, i cili është i përfshirë në veprime të tilla korruptive, pavarësisht rolit dhe funksionit që ka”, thuhet në komunikatën për media./Telegrafi/