Please enter at least 3 characters.

Lansohet versioni ‘remix’ i këngës “S’kthehna” nga Capital T

2020/12/truekapo_130839047_142724704275317_282644112936534106_n-e1607931842929.jpg

Capital T është artisti shqiptar që pëlqehet në masë të madhe nga audienca e gjerë.

Muaj më parë, reperi solli në treg albumin “Skulpturë”, me këngë dhe bashkëpunime me emra të njohur.

Ajo që u pëlqye më shumë ishte këngë “S’kthehna”, e cila tashmë është lansuar edhe në versionin ‘remix’.

Një gjë të tillë e ka bërë të ditur vet Capital T në një postim në rrjetin social Instagram, ndërsa ndau sekuenca nga projekti i ri.

Për ripërpunim është përkujdesur Anso, kurse për instrumentalin e prodhimtarisë kanë punuar producentët BO Beatz dhe Ditty Beatz.

Vlen të përmendet se që në minutat e parë të publikimit, “S’kthehna” mori një sërë klikime në platformën YouTube. /Telegrafi/