LAMM: Komunikacioni po zhvillohet pa probleme
lamm komunikacioni
lamm komunikacioni
15/03/2026
Trafiku në rrugët shtetërore në vend po zhvillohet pa probleme dhe në rrugë të thata, njofton LAMM.
Të gjitha rrugët janë të kalueshme dhe nuk ka pengesa të mëdha për rrjedhën e trafikut.
LAMM paralajmëron se në pjesët që kalojnë nëpër gryka, është e mundur shfaqja e rrëshqitjeve të vogla të dheut, prandaj rekomandohet drejtimi i kujdesshëm i automjeteve.
Ata u bëjnë apel shoferëve të respektojnë sinjalistikën e vendosur të trafikut dhe të përshtatin shpejtësinë e lëvizjes sipas kushteve të rrugës.


