Please enter at least 3 characters.

LAMM: Deri në 45 minuta pritje në vendkalimin kufitar Tabanoc

lamm komunikacioni rrugë
lamm komunikacioni
lamm komunikacioni

Komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet pa probleme, në rrugë të thata, informon Shoqata e Automobilave dhe Motoçikletave e Republikës së Maqedonisë.

Intensiteti i trafikut në rrugët jashtë zonave urbane është rritur. Në pikën kufitare Tabanocë për dalje nga vendi, koha e pritjes është rreth 45 minuta, ndërsa në pikat e tjera kufitare në anën maqedonase nuk ka vonesa më të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi.

LAMM rekomandon shpejtësi të rregulluar, respektim të sinjalistikës së vendosur të trafikut dhe drejtim të kujdesshëm të automjeteve, veçanërisht në rrugët nëpër lugina, lugina lumenjsh dhe gryka, ku ekziston mundësia e rrëshqitjeve të dheut. Kjo vlen veçanërisht për seksionet Katllanovë-Veles, Mavrovë-Dibër-Strugë, Vinicë-Berovë dhe Koçan-Delçevë.