Please enter at least 3 characters.

Lambrinidis në Prishtinë e Beograd

2016/01/f.0831231038276_m.jpg

Bashkëpunimi dypalësh, perspektiva evropiane e vendeve të Ballkanit dhe promovimi i Axhendës 2014 të vendosur nga qeveria greke për integrimin evropian të Ballkanit Perëndimor, do të jenë në fokusin e vizitave të punës që do të zhvillojë nga data 6-8 shtator, Ministri i Jashtëm grek Stavros Lambrinidis në Zagreb, Beograd dhe Prishtinë.

Sic bëhet e ditur turneu i Lambrinidis nuk përfshin ndalesë në Shkup. Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme, Delavekuras në përgjigje të pyetjes nëse ministri do të ndalojë në Shkup, u përgjigj se “nuk ka ende një program të përcaktuar për vizitat e ministrit të Jashtëm”.

Lidhur me deklaratën e fundit të kryeministrit Nikolla Gruevski, se vendi i tij mirëpret një takim me kryeministrin grek Papandreu në Nju Jork, Delavekuras kujtoi se qeveria greke dhe kryeministri Papandreu kanë kontribuar në mënyrë vendimtare në përmirësimin e klimës midis dy vendeve, por theksoi nevojën për sjelljen e duhur edhe nga pala tjetër.

"Kryeministri grek është gjithmonë në dispozicion për t'u takuar me homologun e tij nga Maqedonia, ka bërë dhe do të vazhdojë ta bëjë këtë, por ne kemi nevojë për një sjellje të ngjashme nga fqinji ynë," tha Delavekuras. Ai shtoi se kohët e fundit ka shkelje të Marrëveshjes së Përkohshme nga ana e vendit fqinj dhe fajësoi udhëheqjen politike në lidhje me këtë situatë.

Duke iu referuar çështjes së vendosjes së statujës së Aleksandrit të Madh në Maqedoni, Delavekuras deklaroi se kjo situatë nuk do të ndihmojë në gjetjen e një zgjidhjeje të përbashkët për çështjen e emrit dhe për të marrëdhënie të mira, raportoi BW:/Telegrafi/