Please enter at least 3 characters.

Lakers marrin fitoren e shtatë radhazi, LaVine i jashtëzakonshëm në triumfin e Chicagos

2019/11/getty-images-1184257273.jpg
455:"MEMPHIS, TN - NOVEMBER 23: LeBron James #23 of the Los Angeles Lakers shoots the ball against the Memphis Grizzlies on November 23, 2019 at FedExForum in Memphis, Tennessee. NOTE TO USER: User expressly acknowledges and agrees that, by downloading and or using this photograph, User is consenting to the terms and conditions of the Getty Images License Agreement. Mandatory Copyright Notice: Copyright 2019 NBAE (Photo by Joe Murphy/NBAE via Getty Images)
21:"NBAE via Getty Images

Los Angeles Lakers kanë fituar edhe ndeshjen e shtatë radhazi në NBA.

‘Viktima’ e radhës për Lakers ishte Memphis Grizzlies, ku ekipi nga Kalifornia triumfoi me një pikë epërsi 108:109.

LeBron James ishte më efikasi në këtë takim me 30 pikë, gjashtë kërcime e katër asistime.

Me lojë të mirë u dallua edhe Anthony Davis që shtoi 22 pikë e katër kërcime, ndërsa fundori Rajon Rondo e mbylli takimin me 14 pikë, pesë kërcime e gjashtë asistime.

Për Lakers kjo ishte fitorja e 14-të në NBA dhe e shtata radhazi.

Ndeshje spektkolare është zhvilluar edhe ajo mes Charlotte Hornets dhe Chicago Bulls, ku mysafirët me dy treshe në 10 sekondat e fundit kanë triumfuar me rezultat 115-116.

Zach LaVine ka qenë i jashtëzakonshëm në këtë takim, ku shënoi 13 tre pikësha dhe në total 49 pikë.

Fitorja ndaj Hornets, e ka ngritur Chicagon në pozitën e 10-të në Konferencën e Lindjes. /Telegrafi/Rezultatet:

Minnesota – Phoenix 98-100

Charlotte – Chicago 115-116

Indiana – Orlando 111-106

Atlanta – Toronto 116-119

New York – San Antonio 104-111

Philadelphia – Miami 113-86

Cleveland – Portland 110-104

Memphis – LA Lakers 108-109

Milwaukee – Detroit 104-90

Utah Jazz - New Orleans 128-120