Lakers fitojnë me rezultat të thellë ndaj Cleveland Cavaliers, fitore ka marrë edhe Orlando Magic
Ka përfunduar edhe një xhiro në NBA, derisa nuk pati edhe shumë befasi.
Los Angeles Lakers ka fituar me rezultat bindës ndaj Cleveland Cavaliers me rezultat 128 – 99.
Cleveland e filloi mjaftë mirë takimi dhe e fitoi çerekun e parë me rezultat 27-21, por që më pas filloi dominimi i Lakers.
Çereku i dytë u takoi atyre me pesë pikë diferencë (26-21), i treti tregoi se mysafirët ishin të pafuqishëm dhe e humbën 37-22, derisa i katërti ishte edhe më fatal për ta, duke pësuar humbje me 44-29.
LeBron James ishte shumë i disponuar për lojë ndaj ish-skuadrës së tij dhe arriti t’i merrte 31 pikë, i ndjekur nga pas prej bashkëlojtari Dëight Howard me 21 pikë.
Fitore dramatike në këtë xhiro ka marrë Orlando Magic, që e mposhti Sacramento Kings me vetëm dy pikë diferencë, 114-112.
Rezultatet e takimeve të tjera:


