Lajm i shkëlqyer për Kosovën, Benjamin Sesko i mungon Sllovenisë
Benjamin Sesko është detyruar të tërhiqet nga grumbullimi i kombëtares së Sllovenisë pas një lëndimi në gjurin e majtë që pësoi në ndeshjen ndaj Tottenham Hotspur të shtunën.
Sulmuesi do të qëndrojë në qendrën stërvitore të United, në Carrington, ku do të vazhdojë vlerësimet nga stafi mjekësor i klubit.
Megjithatë, raportohet se lëndimi nuk është serioz. Sipas “Manchester Evening News”, shkalla e problemit do të kuptohet plotësisht përpara ndeshjes së radhës ndaj Evertonit më 24 nëntor, pasi të përfundojnë testet shtesë.
Sesko u detyrua të largohej nga fusha në minutat e fundit të barazimit 2-2 ndaj Tottenhamit, në ndeshjen e tij të 11-të në Ligën Premier që nga transferimi nga RB Leipzig këtë verë për 76.5 milionë euro.
Mungesa e tij është një goditje e rëndë për përfaqësuesen e Sllovenisë, e cila shpreson të sigurojë një vend në “play-off” për Kupën e Botës 2026, në ndeshjet vendimtare të grupit ndaj Kosovës dhe Suedisë.
Manchester United forward Benjamin Sesko has withdrawn from the Slovenia squad after sustaining an injury to his left knee against Tottenham Hotspur.
Sesko, who limped off in the 2-2 draw, is not thought to have suffered a major injury.
📝@mjcritchley
🔗… pic.twitter.com/3ndOy0lP0B
— The Athletic | Football (@TheAthleticFC) November 10, 2025
“Na duhet Ben që të jemi një skuadër më e mirë,” deklaroi trajneri i United, Ruben Amorim, pas ndeshjes me Tottenhamin. “Ai ndjeu një problem në gju, kështu që duhet të shohim se çfarë është saktësisht”.
Një lëndim i rëndë i Seskos do të ishte goditje e madhe për Amorimin, i cili do të humbasë edhe dy sulmues të tjerë – Amad Diallon (Bregu i Fildishtë) dhe Bryan Mbeumon (Kamerun) – për shkak të Kupës së Kombeve të Afrikës që zhvillohet nga 21 dhjetori deri më 18 janar. Turneu përkon me gjashtë ndeshje të Ligës Premier dhe raundin e tretë të FA Cup.
Që nga transferimi i tij veror, Benjamin Sesko ka luajtur 12 ndeshje për Manchester United, duke shënuar dy gola dhe dhënë një asistim./Telegrafi/


