Please enter at least 3 characters.

Lady Gaga vetëm në bikini dhe reçipeta në ndejën e "Grammy Awards"

2019/02/Lady-Gaga.jpg
227:"LOS ANGELES, CA - FEBRUARY 10: Lady Gaga performs onstage during the 61st Annual GRAMMY Awards at Staples Center on February 10, 2019 in Los Angeles, California. (Photo by Emma McIntyre/Getty Images for The Recording Academy)
32:"Getty Images for The Recording A

Megjithëse Lady Gaga ka impresionuar gjatë muajve të fundit me elegancë, duket se veshjeve të çuditshme nuk po mund t'iu shmanget.

Këngëtarja amerikane është e njohur që të befasojë të gjithë me veshjet gjatë daljes në publik dhe kësaj radhe e ka bërë të njëjtën gjë në Los Angeles.

Pas përfundimit të ceremonisë së 61-të të ndarjes së çmimeve Grammy Awards, organizatorët kishin paraparë një ndejë për yjet botërore.

Biondina me këtë rast ka befasuar të gjithë duke ardhur në aheng e veshur vetëm në të brendshme - bikini dhe reçipeta të zeza.

Ajo u pa teksa pozonte në krah të kolegut muzikant Mark Ronson, i cili ishte mikpritës i sivjetmë i ndejës.

Kjo nuk është hera e parë që e bën një gjë të tillë aktorja pasi edhe në të kaluarën ka pasur paraqitje të pazakonta.

Përndryshe, Lady Gaga së shpejti do të kemi mundësi ta shohim në qilimin e kuq të ceremonisë së Oscarëve.

Ndryshe, filmi "A Star Is Born" është nominuar në shtatë kategori të Oscarit gjersa artistja është nominuar për rolin e aktores më të mirë. /Telegrafi/