Please enter at least 3 characters.

Lady Gaga lanson albumin e ri "Chromatic" në prill, këngët e papërfunduara fillojnë të qarkullojnë në rrjete sociale

2020/01/LadyGaga.jpg
202:"NEW YORK, NEW YORK - MAY 06: Lady Gaga attends The 2019 Met Gala Celebrating Camp: Notes on Fashion at Metropolitan Museum of Art on May 06, 2019 in New York City. (Photo by Jamie McCarthy/Getty Images)
12:"Getty Images

Lady Gaga ka marrë një goditje tjetër një karrierë, pasi kënga e dytë e albumit të saj të ardhëm “Chromatic”, me titull Babybon, është publikuar në rrjetet sociale.

Fansat e këngëtares kanë frikë se rikthimi i shumëpritur i saj do të jetë në kohë të gabuar, pasi që këngët e albumit të ri veçse janë duke u zbuluar.

Albumi është parashikuar të dalë në treg me 10 prill dhe thuhet se në të do të ketë bashkëpunim edhe me këngëtaren Ariana Grande. Ani pse kënga tani po qarkullon kudo, Lady Gaga në një intervistë për revistën Paper ka deklaruar se nuk do ta lansojë derisa të kompletohet e gjithë kënga.

Lady Gaga (Foto: Emma McIntyre/Getty Images for The Recording Academy/Guliver)

"Sapo kemi kaluar muaj e muaj duke zhvilluar videon dhe koreografinë. Kur kënga të miksohet dhe të mbarojë me pamje vizuale të gjitha këto kur bashkohen, atëherë do të jetë një vepër arti”, ka thënë Gaga.

Por, të njëjtën gjë nuk e mendojnë edhe fansat e saj. Komentet e tyre vërshuan në rrjetin social Twitter duke i kërkuar asaj që të lëshojë para kohe versionin final të këngës.

"Chromatic" do të jetë albumi i parë i këngëtares që nga viti 2016 kur e kishte publikuar "Joanne". /Telegrafi/